|
PLANFIKIMI
Ėshtė njė thėnie e vjetėr: Njerėzit nuk planifikojnė pėr tė dėshtuar por shumė njerėz dėshtojnė pėr tė planifikuar.
Ja disa parime tė rėndėsishme tė cilat ju ndihmojnė qė tė planifikoni ditėn tuaj:
Planifiko ditėn vijuese, njė natė pėrpara.
Duhet ndarė pak kohė natėn pėr planifikimin e ditės sė ardhme. Njeriu nė atė kohė ka mė pak presion sesa gjatė ditės. Pėrparėsia e kėsaj ėshtė se njeriu shtrihet pėr tė fjetur me ndjenjėn se e ka tė planifikuar, pra nėn kontroll ditėn vijuese.
Shkruaje planin.
Lapsi ka njė fuqi tė jashtėzakonshme. Tė shkruarit e planit na ndihmon qė tė fuqizojmė ndjenjėn e kontrollit tek ne. Kur ne shėnojmė gjithēka qė na bie ndėrmend, gjėrat radhiten mė mirė nė mendjet tona dhe presin pėr tu realizuar.
Planifiko mė tepėr sesa mund tė kryesh.
Ėshtė njė thėnie: Nėse dėshiron tė pėrfundosh diēka jepja atė personit tė zėnė. Sa mė tepėr qė planifikoni tė bėni aq mė tepėr do tė kryeni realisht. Nėse e keni vetėm njė punė pėr ta pėrfunduar gjatė ditės ajo do tju marr tėrė ditėn.
Nėse keni mė shumė punė pėr tė kryer gjatė ditės ėshtė e mundur qė tė mos i pėrfundoni tė gjitha por me gjasė do ti pėrfundoni shumicėn. Shikoni, kur kemi shumė pėr tė bėrė zgjohet nė ne njė ndjenjė presioni pozitiv dhe ne automatikisht e menaxhojmė mė mirė kohėn.
Cakto prioritetet.
Gati gjithmonė lista jonė do tė pėrfshijė gjėra tė domosdoshme dhe jo tė domosdoshme. Disa punė janė mė tė rėndėsishme se tė tjerat. Nėse nuk caktojmė prioritete ne jemi tė prirė tė anojmė kah kryerja e punėve jo tė domosdoshme sepse ato zakonisht kryhen mė lehtė, marrin mė pak kohė, ose ndoshta edhe mund tė jenė mė tėrheqėse se punėt e domosdoshme.
Njė listė e thjesht me numėr rendor sipas prioritetit do tė na mjaftoj. Vendos nėn numrin 1. detyrėn mė tė rėndėsishme, nėn 2. atė me mė pak rėndėsi e kėshtu me radhė, deri sa detyrat tė jenė tė radhitura sipas rėndėsisė qė kanė.
|